Shkatërrohet rrjeti i madh i kokainës në Spanjë, arrestohen 9 persona

Feb 20, 2018 | 17:57
SHPËRNDAJE

Një rrjet i madh i trafikantëve të kokainës dhe heroinës është shkatërruar nga policia spanjolle.

Burime zyrtare nga policia njoftuan se nga ky operacion që u konfiskuan dhjetë kilogramë drogë dhe u arrestuan nëntë persona.

xs-8-600x450

Operacioni u zhvillua më 13 shkurt në Dos Hermanas, në afërsi të Seviljes (Andaluzi, jug), bëri të ditur për median një zëdhënës i policisë kombëtare, shkruan ATA.

‘’Kjo ishte një nga organizatat më të mëdha kryesisht në trafikun e heroinës në jug të Spanjës’’, raportoi policia në një deklaratë.

Në mesin e nëntë personave të arrestuar, të gjithë shtetas spanjollë , ishin edhe dy drejtuesit e grupit kriminal dhe personi i tyre i besueshëm’, vijon deklarata.

Kontrollet e kryera në shtëpitë e të dyshuarve mundësuan konfiskimin e 10 kilogramë heroine të pastër të ardhur nga Turqia, një nga vendet kryesore të kalimit tranzit të heroinës që ka si burim Afganistanin, në paketime të mbështjella me gazeta turke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura