Shkatërrohet organizata e trafikut të kokainës në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptar. Vlera e drogës shkonte në 61 mln euro

Mar 28, 2023 | 9:26
SHPËRNDAJE

Policia e Bolonjës në Itali ka arrestuar 21 persona, si pjesë e një organizate kriminale në fushën e trafikut të kokainës. Sipas mediave italiane mes të arrestuarve një shtetas është me origjinë shqiptare.

Volante della Polizia

Përveç shqiptarit, personat e tjerë janë me kombësi domenikane dhe italiane.

Organizata domenikane furnizohej me sasi të mëdha kokaine, e cila fshihej në lëkurën e kafshëve në kontejner të mëdhenj.

Më pas droga merrej nga një kompani italiane, e cila ishte krijuar posaçërisht për këtë qëllim.

Në kuadër të hetimeve, duke nisur nga shkurti i vitit 2022, Policia ka kryer kontrolle të shumta ndaj organizatës, duke sekuestruar 745 kg kokainë të paketuar në formë buke me peshë 500 gram secila.

Vlera e drogës së sekuestruar kap shifrën e 61 mln eurosh, ndërsa janë sekuestruar edhe disa makina dhe shumë të mëdha parash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura