Shkatërrohet klani italo-shqiptar i drogës, lidhje me Ndrangheta-n

Oct 13, 2015 | 11:59
SHPËRNDAJE

Shpartallohet klani italo-shqiptar, i trafikut ndërkombëtar të drogës me lidhje të ngushta me mafian kalabreze Ndrangheta.

1Mediat italiane raportojnë finalizimin e operacionit July 2014”, i cili përfundoi me arrestimin e 24 personave, sekuestrimin e mbi 94 kg kokainë, automjeteve luksoze e 200 mijë euro cash.

2Sipas policise, pas hetimeve u arrit në identifikimin e piramides së aktivitetit të klanit, qe administronin trafikun e drogës nga Spanja e Hollanda.  

Klani italo-shqiptarë ishtë përbërë kryesisht nga nënshtetas shqiptarë që vepronin në lidhje të ngushta me persona të familjeve të fuqishme të Ndraghetas kalabreze. 

“Lidhjet mes rrjetit te trafikanteve bëheshin edhe me të forta falë martesave mes grupeve të ndryshme” -raportojnë mediat italiane.
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura