Shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve profesionistë në Itali. 11 të arrestuar

Aug 4, 2015 | 17:29
SHPËRNDAJE

Një bandë shqiptare dhe marokene është shkatërruar nga karabinierët italianë në Trento. Sipas mediave italiane, në operacionin e koduar “MURAT”, u arrestuan 11 persona, pjesa më e madhe të cilëve janë shqiptarë.

11 anëtarët e bandës
11 anëtarët e bandës

Mësohet se banda në fjalë është përgjegjëse për një sërë vjedhjesh në rajonin e Lombardisë dhe Venetos, ku përfshihen shtëpi, bankomate, kasaforta etj.

Kjo bandë me 11 persona kishte një vit që ushtronte aktivitetin e paligjshëm në këto zona dhe kishte arritur të grumbullonte 100 mijë euro përmes vjedhjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura