Shkatërrohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës në Spanjë/ 8 persona bien në pranga, sekuestrohen 6 makina luksoze dhe një shumë parash

Feb 26, 2021 | 12:33
SHPËRNDAJE

Një bandë italo-shqiptare e trafikut të drogës është shkatërruar nga policia spanjolle në Malaga.

arrestime

Mediat spanjolle raporton se 8 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, kanë përfunduar në prangat e policisë.

Përsonat në fjalë u arrestuan pas kontrolleve të unifromave blu në disa apartamente, ku ata mbanin lëndën narkotike.

Gjithashtu në njërën nga magazinat u gjetën 239 kg marijuanë dhe 60 kg hashash.

Policia spanjolle sekuestroi gjiithasht edhe një kamion që përdorej për transportin e lëndës narkotike, 6 makina luksoze, 16 telefona celularë dhe 8,500 euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura