Shkatërrohet banda italio-shqiptare e trafikimit të kokainës, arrestohen 17 persona. Ja zonat ku vepronte organizata

Jul 10, 2020 | 10:39
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka shkatërruar organizatën italio-shqiptare të trafikimit të kokainës, qe vepronte kryesisht në Pistoia dhe Prato, por kishte qendra në të gjithë Italinë qendrore dhe veriore.

policia 1

Mediat fqinje shkruajnë se në pranga kanë rënë 17 persona, ndërsa 7 të tjerëve i është lënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Mësohet se organizata qendrën e saj e kishte në Montecatini dhe gjithashtu operonte në provincat e Firence, Lucca , Forli , Venecia, Alessandria, Genova, Pescara, Pavia dhe Modena.

Banda merrej kryesisht me furnizimin e kokainës dhe hashashit, nga blerja e sasive të mëdha dhe më pas shpërndarja e tyre.

Hetimet, të cilat zgjatën pothuajse një vit bënë të mundur që gjatë operacionit të sekuestrohej lëndë narkotike me vlerë afro gjysmë milioni euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura