Shkatërrohet banda e kokainës në Greqi, ‘bosi’ një shqiptar. Skema e trafikut

Jun 9, 2017 | 10:43
SHPËRNDAJE

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Greqi, kapoja e të cilës ishte një shqiptar. Policia greke ka arrestuar së fundi 10 shqiptarë dhe 1 shtetas grek, ndërsa ka identifikuar kreun e grupit, një 32 vjeçar që ndodhet në Shqipëri.

droga1

Sipas policisë, shqiptaret jane te moshes 22-40 vjec, kurse shtetasi grek 30-vjec.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ky grup kryente shperndarjen e droges ne Ilia, Greqi. Policia ka sekuestruar nje sasi te vogel droge, por mesohet se banda ka përfituar nga trafikimi më shumë se 150 mijë euro.droga

Nderkohe eshte zbardhur edhe menyra se si funksiononte rrjetii trafikut. Koka e bandes, shqiptari 32 vjeçar e dërgonte kanabisin dhe kokainën nga Shqipëria në Greqi, fillimisht në Athinë. Aty drogën e merrte në dorëzim vëllai i tij, me moshë 24 vjeç, i cili e shperndante te anetert e tjere te rrjetit dhe me pas shitej.

droga3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura