Shkatërrimi i ndërtesave në kryeqytet pas tërmetit/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet, ja tre veprat penale që do hetohen

Dec 2, 2019 | 11:10
SHPËRNDAJE

prokuroria-e-tiranes-1-770x433

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situaten e krijuar nga fatkeqesia natyrore.

“Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve te shpejta ne drejtim te sqarimit te rrethanave konkrete, qe kane cuar ne pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndertimeve”.

Burimet thane se veprat penale qe po hetohen jane ato te “Shperdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre, “Ndertim i paligjshem”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem”, neni 199/b i Kodit Penal.

Ne lidhje me kete hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka ngritur nje grup hetimor.

Ne vijim te veprimeve te kryera, i kerkohet informacion Bashkise se Tiranes per banesat e evidentuara tashme si te prekura nga termeti dhe te klasifikuara jo ne kushtet e duhura per banim. I njejti informacion i eshte kerkuar dhe strukturave te tjera shteterore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura