Shkatërrimi i bandës së drogës në Itali, Berisha: Policia shqiptare po e shet si bashkëpunim, por…

Nov 13, 2017 | 21:32
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha duke ju referuar mediave italiane për një aksion të përfunduar me sukses ku u arrestuan 21 trafikantë mes tyre edhe shqiptarë, ka sulmuar Policinë e cila në një komunikatë zyrtare e quajti si një aksion të përbashkët.

berisha

Nga ana tjetër Berisha e ka cilësuar si ‘zero’ kontributin e policisë shqiptare në kapjen e këtij rrjeti.

Postimi i plotë

Nje menyre ala Noriege per te luftuar trafiqet!

Te dashur miq, arrestohet rrjeti i 21 trafikanteve ne Itali, 18 italiane dhe tre shqiptare.

Shikoni se si Noriega dhe Xhafa-Çako i droges, me kontribut zero sipas policise dhe mediave italiane ne kapjen e rrjetit, leshojne komunikate zyrtare ne Shqiperi sikur ishte aksion i perbashket!! Ketu me posht lexoni shkrimin e gazetarit. sb

”Trafiku ndërkombëtar i heroinës, policia shqiptare jep detaje: Kush janë të arrestuarit
(10:36 , 13/11/2017)
TIRANË- Policia e Shtetit e Shqipërisë jep informacione për operacionin e finalizuar në Itali ku është goditur një grup kriminal që trafikonte heroinë nga Shqipëria. Bëhet fjalë për operacionin ndërkombëtar antidrogë i koduar “SMOKE SNAKE”.
Policia shqiptare thotë se gjatë orëve të para të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor ndërkombëtar antidrogë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni i koduar “SMOKE SNAKE” është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.
Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.
500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas;
18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.
Shtetasi shqiptar me iniciale L.C., vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.
E.Sh. vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.
Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.
Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.
Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas. Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura