Shkarravina apo shënime?/ Zbulohet foto, çfarë shkruante Stalini gjatë takimit me delegacionin shqiptar?

May 12, 2022 | 11:42
SHPËRNDAJE

stalin-shkarravinat-Shqiperia“Më ndihmon të përqendrohem. Më ndihmon të ul tensionin gjatë procesit të ndërveprimit dhe gjithashtu më ndihmon të komunikoj më zë më të ulët dhe kjo është një gjë e mirë”. Kështu iu përgjigj Edi Rama pyetjes së një gazetari gjerman se pse ai vizatonte zakonisht gjatë bisedave në zyrë ose konferencave ndërkombëtare.

Në fakt, Edi Rama nuk është politikani i vetëm që “shkarravit” gjatë një takimi formal. Më herët, Xhorxh Bush, Xhimi Karter apo dhe Adolf Hitleri e kishin një zakon të tillë. Dhe me sa duket edhe Jozef Stalin, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik.

Historiani Sergey Radchenko, pjesë e “Kissinger Center” ka publikuar në Twitter një fotografi të shënimeve që ka mbajtur Stalini në një takim me një delegacion shqiptar. Nuk bëhet e ditur kush ishin pjesëmarrësit e tjerë në takim, por ajo që bie në sy është se “shënimet” e Stalinit janë në fakt vizatime dhe fraza të shkëputura.
/ Marrë nga GSH.al

sergay

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura