Shkarkohet nga detyra Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë

Sep 5, 2018 | 16:13
SHPËRNDAJE

Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Bajram Hasanin, që ka drejtuar me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

“Me kërkesë të partisë së tij është liruar nga detyra ministri Bajram Hasani. Qeveria e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm”, tha zëdhënësja e Qeverisë Gashi.

fatmir-limaj-bajram-hasani_1536155654-7082695

Hasani, për pak ditë, ende nuk i ka bërë 1 vjet prej që është në këtë detyrë. Ai ishte emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë në ditën kur ishte votuar Qeveria Haradinaj më 9 shtator të vitit të kaluar./Gazeta Ekpress

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura