Shkarkohet kancelari i Universitetit “Fan Noli” në Korçë, akuzohet për shkelje në 4 tendera

Jul 26, 2016 | 16:42
SHPËRNDAJE

Është shkarkuar nga detyra ditën e sotme kancelari i Universitetit “Fan Noli” në Korçë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

fan-noli

Burime për “News 24” bëjnë me dije se shkarkimi i kancelarit ka ardhur pas dyshimeve për shkelje në 4 tendera.

“Ilir Sosoli ka kryer shkelje në tendera. Sosoli ka kryer shkelje në tenderin për rojet në universitet. Shkelja është zbuluar pas një kontrolli të një auditi. Ish-rektori Mero dhe 5 të tjerë kanë marrë vërejtje”, thonë burimet.

Sipas burimeve, Ministria e Arsimit ka marrë masa ndaj stafit të universitetit, pasi mendohet se shkeljet kapin shifra të larta në lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura