Shkarkimi i Tillerson, shefi i diplomacisë turke anulon vizitën në SHBA

Mar 15, 2018 | 10:11
SHPËRNDAJE

Shefi i diplomacisë turke Mevlüt Çavuşoğlu ka anuluar vizitën e planifikuar në Washington për shkak të procesit aktual pas shkarkimit të Sekretarit amerikan të Shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

mevlut

Çavuşoğlu më 19 mars duhej të kryesonte delegacionin turk në vizitën zyrtare në Washington, ndërsa një burim i paemëruar diplomatik për AA konfirmoi se vizita është anuluar për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që të shkarkojë Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson.

Vendimin për shkarkimin e Tillersonit, Trump e njoftoi të hënën dhe paralajmëroi se në këtë post do të emërojë shefin e deritanishëm të Agjencisë Qendrore të Intelegjencës (CIA) Mike Pompeo.

Ministri turk i Punëve të Jashtme Çavuşoğlu dje deklaroi se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin edhe me sekretarin e ri amerikan të Shtetit.

Turqia dhe SHBA-të kanë një sërë çështjesh të hapura, mes të cilave edhe raporti ndaj grupit të YPG-së në Siri, të cilin Turqia e konsideron degë të organizatës terroriste të PKK-së, ndërsa SHBA-të e shohin si partner lojal në luftën kundër terroristëve të DEASH-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura