Shkarkimi i Presidentit Meta/ Analiza e Lubonjës: Kemi të bëjmë me qëllim dhe efekt të keq. Ja krahasimi me kohën kur u arrestua Fatos Nano

Jun 10, 2021 | 23:06
SHPËRNDAJE

Fatos Lubonja ka bërë një analizë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi. Sipas tij, kemi të bëjmë me dy elementë, qëllimin dhe efektin, që në këtë rast janë të dy të këqija.

lubonja-shkarkimi i metes

Analisti Lubonja thotë se qëllimi i shkarkimit të Ilir Metës është qëllimi për të hequr edhe disa mundësi të fundit që i kanë mbetur Shqipërisë, pasi thekson se Meta ishte një zë që bërtiste.

Ai solli edhe një krahasim, me kohën kur u arrestua Fatos Nano. Edhe në këtë rast, Lubonja u shpreh se qëllimi ishte i keq.

 “Veprimet zakonisht gjykohen nëse janë të mira apo të këqija mbi dy kritere kryesore. Njëri është qëllimi, për çfarë qëllimi bëhet, i mirë apo i keq. Kriteri tjetri është efekti.

Sipas mendimit tim këtu kemi të bëjmë me dy të këqija. Me një qëllim të keq dhe një efekt të keq.

Kur them për qëllim, po e ilustroj me atë se çfarë tha Taulant Balla për ngjarjen e Elbasanit. Ai tha se ishte një krim i madh që ndodhi, që u vra anëtari i një familje të nderuar dhe u nxit nga Presidenti. Më pas tha që e ka fajin edhe policia që nuk shkoi t’i kapte ata që ishin lajmëruar.  Por ne, tha, do bëjmë një polici më aktive.

Sot foli edhe për një deklaratë të rreme. Edhe  kjo që ka bërë Balla është një deklaratë e rremë. Problemi i këtyre është që të bëjnë çdo deklaratë të rreme dhe mos i hyjë gjemb në këmbë.

Siç është e vërteta e asaj ngjarje, aty dimë që ky njeriu para një muaji kishte bërë një agresorin, që policia e njihte dhe nuk e kishte prekur. Që këta njerëzit kishin shkuar për të kapur një njeri që po bënte krim zgjedhor. Thirrën policinë, vjen policia por që erdhën edhe ata banditët e armatosur. Ky e kishte armën me leje, ata pa leje. Ata shtinë të parë, ky shtiu për vetëmbrojte. Ata janë të lira sot e kësaj dite. Doli prokuroria dhe policia që tha se nuk ishte krim zgjedhor. Ky është në burg, ata janë të lire dhe nuk dihet ku hanë ndonjë dreke me këta socialistët e famshëm që fituan zgjedhjet.

Nëse e duan këta Shqipërinë kështu, qëllimi i heqjes së Ilir Metës është qëllimi për të hequr edhe disa mundësi të fundit që i kanë mbetur Shqipërisë. Sepse ai ishte një zë që bërtiste, pavarësisht si bërtiste për të bërë këta qejf si të duan. Ky është qëllimi që është i keq.

Pasojat janë të kuptueshme. Të krijosh një situatë ku një parti e vetme ka kapur shtetin, policinë, krimin, ekonominë dhe në këtë situatë pasojat dihet si janë.

Nëse doni të jap një shembull. Kur Fatos Nano u fut në burg qëllimi nuk ishte i mirë nga Saliu. Ai mund të kishte bërë ndonjë korrupsion, se e tregoi që ishte njeri që korruptohej, por u fut në burg që të eliminohej një kundërshtar i bezdisur. Ky ishte qëllimi i keq, dhe pasojat i kemi parë në 1996-1997.

Është e njëjta filozofi, pastrimi i një kundërshtari për ti hapur rrugë abuzimeve dhe shtetit një partiak që është e trashëguar nga Enver Hoxha”, u shpreh Lubonja në analizën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura