Shkarkimi i gjyqtarit të Kushtetueses, flet për herë të parë Ministrja e Drejtësisë

Mar 24, 2018 | 21:10
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një intervistë për ERTV, ka folur për procesin e Vettingut.

Gjonaj tha se  shkarkimi i Fatos Lulos është guri i parë në vetting, dhe shkarkimi erdhi pas mos justifikimit të pasurisë.

etilda gjonaj

“Qëllimi i reformës është rritja e besimit të qytetarëve. Ajo që ka ndodhur është procesi i pastërtisë së figurës, ai nuk ka justifikuar pasurinë e tij, por nuk është vendimi i formës së prerë. Kolegji i Apelimit është vendim i formës së prerë, dhe do të thotë shkarkimi i gjyqtarit të Kushtetueses”, deklaroi Gjonaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura