“Shkarkimi do të ishte në tavolinë të nesërmen”/ Belind Këlliçi: Mentaliteti i kësaj qeverie ka ngelur në vitin 2004

Jan 13, 2021 | 15:09
SHPËRNDAJE

Belind-Kellici

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se nëse ministri i Infrastrukturës në një nga vendet anëtare të BE-së, do të filmohej në dreka luksoze ndërkohë që në vendin e tij do kishte përmbytje, shkarkimi do të ishte i sigurt.

“Në mos shkarkimi i menjëhershëm, dorëheqja do të ishte e padiskutuar”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale, teksa vijon se “kjo ndodh me individët politikë që kanë vetëdije qytetare, mendësi politike europiane dhe mbi të gjitha, kur në fokus kanë qytetarët”.

POSTIMI I PLOTE 

Në vendet e BE, nëse ministri i infrastrukturës do të filmohej duke ngrënë biftek 1000$, ndërkohë që vendi i tij përmbytej me dy ditë shi, shkarkimi do të ishte në tavolinë të nesërmen. Në mos shkarkimi i menjëhershëm, dorëheqja do të ishte e padiskutuar. Po kjo ndodh me individët politikë që kanë vetëdije qytetare, mendësi politike europiane dhe mbi të gjitha, kur në fokus kanë qytetarët.

Na kanë kthyer pas në kohë. Mentaliteti i kësaj qeverie ka ngelur në vitin 2004. Edhe atëherë shqiptarët ishin në ujë dhe kryeministri socialist harbohej në buzuqe greke.

Duhet seriozitet! Duhet punë konkrete! Duhet ndryshim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura