Shkarkimet e gjyqtarëve nga Vettingu, Mustafaj: Situata është dramatike, vendi ndodhet…

Jul 31, 2018 | 19:12
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, në rubrikën “Opinion”, ka komentuar situatën e krijuar në vend pas reformës në drejtësi.

Mustafaj tha se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi të gjithë aktorët politikë, dhe jo vetëm, që ndërmorën reformën në drejtësi, pa marrë parasysh se mund të gjendeshin në kushte të tilla.

mustafaraj-700x450

Pjesë nga intervista

Kostot e reformës?

Në këtë proces të gjitha hallkat janë të ngadalësuara në maksimum., kjo është kostoja. Është dramatike situata që vendi është pa nivelin e tretë të gjykimit. Sot një shqiptar nuk ka mundësinë e apelimit të një çështje. Kjo është përgjegjësi e të gjithë atyre që ndërmorën këtë reformë, klasës politike, që nuk e morën parasysh një situatë të tillë. Është shumë e rëndë që vendi të mos e ketë Gjykatën e Lartë, pra nivelin e tretë të gjykimit. Ka zëra, kritizerë, që kjo ka qenë e parashikuar nga Rama, në mënyrë që të bllokojë çështjet që mund të shkonin në Strasburg, kjo pasi një çështje nuk mund të shkojë atje nëse nuk ka kaluar të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor në vend. Sipas këtyre akuzave, kjo është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin.

Reforma duket se nuk po funksionon?

Ata që e mbështetin reformën në drejtësi, thonë se po funksionon. Kjo sepse reforma ka mbetur vetëm në fazën e shkartisjes, shkarkimeve, ndërkohë që duhet edhe ana tjetër, pra zëvendësimi i tyre. Kjo reformë ka një vit që ka filluar dhe janë verifikuar më pak se 1/5 apo 1/6 e anëtarëve të gjykatave, dhe me këto ritme do zgjasë me vite procesi. Besoj se duhet të gjendet një mekanizëm për të ecur më shpejt. Nuk e di si i zë gjumi këta politikanë, kur situata me sistemin gjyqësor në vendin tonë, është e tillë

Magjistratura a është një zgjidhje?

Magjistratura do të thotë se do ketë studentë që do përfundojnë për dy vite. Padyshim që ky ligj duhet të ishte miratuar, por ne sot kemi imediate krijimin e të gjitha hallkave të sistemit. Nëse nesër Shqipëria gjendet në një situatë të jashtëzakonshme politike apo të sigurisë kombëtare ku duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese, si do t’ia bëjmë? Kjo nuk është në logjikën normale të atyre që bëjnë shtet.

A pritej që ta kthente Presidenti ligjin e Teatrit?

Po pritej, pasi Meta i priti dhe artistët, ai mori një qëndrim pro tyre, dhe argumentet që ai dha ishin shumë të mira dhe shumë të rëndësishme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura