‘Shkakton edhe çrregullim seksual’- Mjeku Kim Drasa shpjegon shkaqet dhe ndikimin e infeksioneve të traktit urinar tek femrat

Oct 16, 2021 | 10:45
SHPËRNDAJE

Doktori i njohur urolog dhe seksolog, Kim Drasa shpjegon shkaqet dhe këshillat që duhet të dijë një vajzë apo një grua në lidhje me infeksionet e traktit urinar, të cilat janë të përsëritura.

Sipas Prof Dr. Drasës, Escherichia coli si nje uropatogen (shkaktar patologjie urinare) është patogeni përgjegjës për shkaktimin e 70-95%, të rasteve të këtij infeksioni si në rastet sporadike dhe ato të përsëritura.

Kim Drasa

ARTIKULLI I PROF. DR. KIM DRASA PER PANORAMA.AL

INFEKSIONET TRAKTIT URINAR, të përsëritura (rUTIs) janë midis infeksioneve bakteriale më tepër të zakonshme që infektojne GRATË.

Afërsisht 50% deri 60% e grave zhvillojnë një UTI, përgjatë jetës së tyre, me 1/3 e grave të cilat paraqesin, të paktën një episode të UTI që nga mosha 26 vjece. Një rUTIs i perseritur (recurrent) është gjërësisht i percaktuar sikundër më tepër se dy episode të UTI të pakomplikuara, brenda 6 muajve ose ne percaktimin tjeter: Më tepër se tre UTI brënda 12 muajve, natyrisht te dokumentuara nga urkultura positive për praninë e infeksionit urinar. Kjo ka qënë raportuar se afërsisht 20-30% e grave me nje episod të UTI, do të ketë një episod të mëtejshëm dhe 25% e këtyre rasteve do të zhvillojnë UTI, të përsëritura (rUTIs).

Escherichia coli si nje uropatogen (shkaktar patologjie urinare) është patogeni përgjegjës për shkaktimin e 70-95%, të sëbashku (UTIs sporadike dhe të përsëritura).

Megjithëse, kanë qënë konsideruar si një kondicion mesatar dhe i vet-limituar, rUTIs kanë një impact të dëmshëm mbi cilesinë e jetës së pacienteve (QoL), duke prodhuar:
*Efekte gjymtuese mbi shëndetin e grave, *Lidhjeve intime dhe sociale,
*Vet-vleresimin dhe
*Mbi kapacitetin e punes,
*Paraqitet tamam si irritim nervor, lodhje dhe pa aftesi per tu koncentruar.

Evidentimet në rritje tregojnë se problemet urinare dhe seksuale janë shpesh sëmundje bashkëshoqëruese (comorbide) dhe ndoshta sinergjike me UTIs, tek grate. Për më tepër, 60% e rUTI tek gratë janë pas kontaktit seksual (post-coital).

Pavarësisht, të qëna qartësisht, klinikisht që simptomat urinare mund të shoqërohen me çrregullim seksual dhe bezdi seksuale, për dijeninë, time, asnjw studim klinik nuk ka ekzaminuar impaktin e rUTIs mbi funksionimin seksual të grave, duke përdorur këtë lloj, i cili quhet-vleresimi pyetesorit psychometric sic bëmë ne, në këtë studim.

Duke pasur parasysh prevalencën e rëndësishme të disfunksionit seksual femeror (FSD) në kontekstin e cregullimeve urologjike dhe observacioneve klinike te ankesave seksuale prej grave me infeksione urinare, të përsëritura, recurrente (rUTIs), ne kryqëzuam mendimet për të përcaktuar prevalencen dhe parashikimet e FSD, tek gratë Europiane (të bardha); Heteroseksuale; Active seksualisht, të cilat ishin duke kërkuar ndihmë për trajtimin e rUTI si ankesa e tyre primare dhe ne i krahasuam piket e tyre psichometrike me ato të një grupi të grave, të cilat ishin pa rUTIs (infeksione uriare perseritura).

djegie-urinare

REZULTATET

Nga ky studim dolën këto rezultate: Pothuaj 86.5% vuanin nga rUTIs të shkaktuara nga uropatogeni Eschericia coli dhe nga të tjerë uropatogene si Enterococcus faecalis, Ureaplasma urealitycum, Klebsiella, Proteus Mirabilis, njesoj te perhapur.

Grate me rUTIs shumë shpesh treguan se: *Kishin patur një histori—konstipacioni;
*Ishin më shpesh duhan pirëse dhe
*Nuk kishin lidhje seksuale të qëndrueshme (ndwrronin shpesh partnerin).

Gratë me rUTIs treguan se ishin më të dëmtuara nga aftësia seksuale. Gratë me dëmtim seksual paraqisnin:
*Dhimbje gjatë kontaktit;
*Ulje të lubrifikimit Vaginal dhe
*Ulje të kënaqësisë (arousal).

Duke marrë në konsideratë të gjitha gratë, pjesemarëse, në studim, u pa se: a) Mosha, b) Të gjitha simptomat urinare dhe rUTIs, shoqëroheshin me indexime patologjike seksuale kurse c) Masa trupore (BMI) nuk ndikonte në nivelin e dëmtimit seksual.

Duke u fokusuar, më qartë, në gratë me rUTIs u konstatuan: a) Mosha, b) Simptomat, totale, urinare, c) Pasja e 6 ose më tepër episode, të UTI, në 12 muajt e kaluar dhe d) Një ndodhi konstipacioni, ishin pa ndryshim te shoqeruara me tregues patologjik te indeximit funksionimit seksual femeror.

Studimi jone tregoi rritje të evidencimit të lidhjes midis: Simptomave të traktit poshtëm urinar (LUTS) me Dysfunksionin Sexual Femeror (FSD). Zbulimet tona treguan se janë klinikisht të përshtatëshme sepse: (i) rUTIs janë pothuaj frekuente në praktikën tonë klinike, ditore; (ii) Këto sigurojnë evidencime të reja për një shoqërim midis rUTIs dhe FSD, në aktivitetin sexual dhe shëndetin e grave; (iii) rUTIs  nuk janë vetëm pas kontaktit sexual (post-coital), sikundër theksojnë studimet e mëparëshme.

Tre nga pese gra, seksualisht aktive, në moshën riprodhimt, tek të cilat ankesa kryesore ishte rUTIs, gjithashtu, vuanin nga Vestibulodynia sekondare provokuar (dhimbje gjate aktit sexual). Gratë e reja kanë më tepër dëmtime të funksionimit normal seksual, të shoqëruara me probleme urinare sesa grate e moshuara. Ndërsa gratë në tranzicionin menopause shpesh paraqesin reduktim të hormonit Estrogen, në nivel genital, e cila mund të shoqërohet me ose zmadhim nga vetë rUTIs.

E rëndësishme është evitimi i ngatërimit të efekteve nga rUTIs me efektet e shprehura nga gratë në post-menopause, në te cilat syndromi specific sic eshte atrofia Vulvovaginale bëhet kronike dhe progresive. Dihet se infeksioni i vezikes urinare (Cistitis) i përsëritur disa herë, implikohet me:
a) Inflamacion të organeve genitale,
b) Cregullime të lubrifikimit vaginal dhe
c) Rritje të incidences të dhimbjeve vaginale.

Përmëtepër, lagështira dhe lubrifikimi i ulët vaginal, të shkaktuara nga futja e urinës në Vagine, dëmton aciditetin normal të pH vaginal dhe kjo mund të luajë rol kryesor në ankesat e pacienteve.

Ndonjë studiues mund të spekullojë se rUTIs mundet eventualisht të “shkeli këmbëzën” e mbiaktivitetit të dyshemesë pelvike (të bacinit) kështu bëhet predispozicion në të dyja, dëmtimet:
1) Mikroabrazion (gërvishtje mikroskopike) të mukosës Vestibulare dhe
2) Mikrotrauma të zonës Uretrale (kanali ku del urina nga vezika urinare-jasht), duke influencuar drejt dhimbjes dhe gjëndjes diskomforte (jo rehatise), gjatë kontaktit seksual. Gjithashtu, rUTIs mund të cojë drejt inflamacionit të mukozes vezikes urinare, me hiperaktivizim te qelizave Mast, në murrin e vezikes urinare dhe proliferimi pasues i fibrave të nervit, të dhimbjes, në murrin e vezikes urinare dhe Uretrës, duke cuar drejt shtimit të dhimbjes dhe Allodynia, gjatë aktit seksual (intercourse).

Pacientet me rUTIs janë më pak të afruara për të qënë në një lidhje, ne cift. Në të vërtetë, gratë në moshat 18-30 vjece, tregojne se ato gra, të cilat janë me rUTIs, kanë kryer më tepër kontakte seksuale dhe me numër më të lartë partnerësh seksual sesa gratë pa rUTIs.

Mbi gjithcka, këto faktorë rreziku u panë se shkaktojnë rritje te kolonizimit të Uretrës dhe Vagines, me Eschericia coli.

Gjithashtu, ne evidentuam se gratë me rUTIs dhe me konstipacion deri në 6 raste, në jave, e kanë 5-6 herë, më të lartë rrezikun për të patur shqetësime seksuale. Sygjerojmë se Flora fekale vepron si një rezervuar optimal, i përshtatshëm për shumëzimin e races mikrobiale, e cila në vazhdim mundet të rikonolizoje me mikrobe Introitusin (kontaktin seksual) dhe pastaj veziken urinare duke shkaktuar rUTIs.

KONKLUZIONET FINALE

Ky studim paraqiti gjetje të reja, në lidhje me prevalencen e lartë të disfunksionit, seksual midis grave, të cilat janë duke vuajtur prej rUTIs.

Afersisht, 80% e grave seksualisht-aktive, të prekura nga rUTIs kanë tregues psykometrik që të sugjestionojnë disfunksionin seksual. Mbi gjithcka, disfunksioni seksual shfaqet si nje entitet kompleks, duke zhvilluar më tepër se nje aspekt të funksionimit sexual, me më tepër dëmtime sinjifikante ku perfshihen: 1) Dhimbja sexuale, 2) Lubrifikimi dhe 3) Arousal (kenaqesine).

Gjetjet tona, të rëndësishme në aspektin klinik janë:

1) Shoqërimi pozitiv midis Disfunksionit Sexual Femëror (FSD) dhe moshës pacientes;

2) Ashpërsia e simptomave të traktit të poshtëm urinar (LUTS) dhe një ndodhi të Konstipacionit të zorrëve;

3) Mosha, ashpërsimi LUTS, duke patur më tepër se 6 episode të UTIs, përgjatë 12 muajve të fundit dhe një ndodhi konstipacioni janë parashikues të pavarur për zhvillimin e Disfunksionit Sexual Femeror (FSD).

*Prof. Dr. Kim M. Drasa, MD, PhD.  Urolog & Sexolog

*Presidenti  Shoqates UROLOGEVE & SEXOLOGEVE “MAKSUT DRASA” (A.U.S.A);

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura