Shkaktoi faullin që solli golin e Kros, suedezët fyejnë e kërcënojnë mbrojtësin me origjinë siriane

Jun 24, 2018 | 13:02
SHPËRNDAJE

Ylli i Suedisë, Xhimi Durmaz, thuhet se është fyer për prejardhjen e tij racore dhe është kërcënuar, pas humbjes dramatike me Gjermaninë. Gjithçka prej faullit që Durmaz shkaktoi ndaj Timo Vernerit, faull që solli edhe golin fantastik të Toni Kros në sekondat e fundit.

NINTCHDBPICT000415636265

Durmaz ka lindur në Suedi, por me prindër me prejardhje siriane, të cilët emigruan nga Turqia. Faqja e tij në Instagram u bombardua me mesazhe fyese ndaj tij dhe familjes së tij. Por është vetë Durmaz që thotë se komente të tilla nuk e shqetësojnë shumë.

“Nuk kam pse të shqetësohem. Jam krenar që po përfaqësoj vendin tim.” – deklaroin Durmaz. Edhe shoku i tij i skuadrës, Xhon Guideit, i del në mbrojtje: “Ai vrapoi e luftoi për të gjithë ndeshjen, ai ishte thjesht një rast i pafat. Është diçka idiote që ta urrejnë për këtë gjë.

xhimi durmaz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura