Shkaktoi aksidentin me vdekjen e një 19-vjeçari, autori i shokuar: Më mirë të vdes dhe unë (VIDEO)

Aug 5, 2022 | 22:22
SHPËRNDAJE

Një i ri  19 vjeçar ka humbur jetën në Kosovë, si pasojë e një aksidenti. Mediat raportojnë se një mjet goditi për vdekje këmbësorin si dhe dy makina të parkuara në trotuar.

aksident kosove

Sipas dëshmitarëve, aksidenti tragjik ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të një makine, e cila goditi dy makina të parkuara në trotuar, të cilat më pas goditën për vdekje këmbësorin.

Pas aksidentit të rëndë shoferi i përlotur dhe  i shokuar ka kërkuar të vdesë edhe vetë.

“Më mirë të iki edhe une”, dëgjohet te thote shoferi.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Por, fillimisht ai është trajtuar në emergjencën e QKUK-së, ku ka marrë trajtim për shkak të shokut traumatik që e ka pësuar nga ngjarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura