Shkaktoi aksident duke plagosur tre persona, bie në prangat e policisë 47-vjeçari në Fier (EMRI)

Jun 23, 2018 | 9:49
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçar në Mallakastër është arrestuar nga policia pasi pak kohë më parë ai kishte shkaktuar një aksident dhe kishte plagosur tre perosna.

Policia me anë të një njoftimi bëri me dije se është arrestuar shtetasi Urim Koliqi.

aksidenti-1-3

Njoftimi i plotë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin:

-Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vëndin e quajtur “Greshicë”, duke drejtuar automjetin tip kamion, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen” shtetaset F.D, 55 vjeçe, E.D, 54 vjeçe dhe shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në Mallakastër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura