“Shkaktar kryesor i kancerit”/ OBSH publikon raportin për obezitetin: Po përhapet si epidemi, shqetësuese situata në Europë! 1 në 3 fëmijë është mbipeshë

May 3, 2022 | 21:25
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin mbi rritjen e normave të obezitetit, kryesisht në kontinentin europian.

obezitet

Në një raport të publikuar prej saj, OBSH thotë se rritja e mbipesha po përhapet në formën e një epidemie në të gjithë botën.

Shifrat po rriten: Sipas këtij raporti, 59 për qind e të rriturve dhe gati një në tre fëmijë janë ose mbipeshë ose obezë

Asnjë vend në rajonin evropian nuk është aktualisht në rrugën e duhur për të ndalur rritjen e obezitetit deri në vitin 2025. Studimet e hershme nga disa vende treguan se Prevalenca e mbipeshës ose obezitetit është rritur tek fëmijët dhe adoleshentët gjatë pandemisë.

Raporti rekomandon politika që sigurojnë që restorantet që u kërkohet të shfaqin informacion mbi ushqimin e bëjnë këtë edhe në aplikacione dhe që, aty ku është e zbatueshme, kompanitë e shpërndarjes së ushqimeve të klasifikohen si biznese ushqimore, që të mbahen përgjegjës në të njëjtën mënyrë.

Obeziteti dhe mbipesha janë përgjegjëse për më shumë se 1.2 milionë vdekje në të gjithë kontinentin çdo vit, zbulon raporti.

“Ne kemi nevojë për vëmendje më të madhe të qeverive,” tha Kremlin Wickramsinghe, kreu i përkohshëm i Zyrës Evropiane të OBSH-së për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Jo-Infektive, gjatë një konference.

Obeziteti qëndron pas të paktën 13 llojeve të ndryshme të kancerit dhe ka të ngjarë të shkaktojë drejtpërdrejt të paktën 200,000 raste të reja kanceri çdo vit në Europë. Në disa vende, sipas raportit të OBSH-së, obeziteti parashikohet të kapërcejë duhanin si faktori kryesor i rrezikut për kancerin e parandalueshëm në dekadat e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura