Shiu që “përmbyti” Tiranën në pak minuta, flet meteorologia: Mini-stuhi tropikale

Jun 22, 2018 | 19:17
SHPËRNDAJE

Pak orë më parë kryeqyteti u përfshi nga një reshje e dendur shiu, ku në pak minuta pati një bllokim nga uji të disa rrugëve të Tiranës.

Sipas meteorologes, Tanja Porja, në një postim në Facebook ajo ka shkruar se 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës.

35901346_10155788129223178_4253137458453020672_n

Postimi i plotë:

“Mini-stuhi tropikale në Tiranë: 60 minuta kanë mjaftuar për të regjistruar 62.6 mm shi, sasi e cila është sa norma e reshjeve mujore për qytetin e Tiranës (norma mujore 63 mm). Intensiteti maksimal i reshjeve është vrojtuar në intervalin 14:30 – 14:50, kohë gjatë së cilës është vrojtuar maksimumi i aktivitetit dinamik të atmosferës duke diktuar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe për pasojë stuhi breshëri me diametër nga 1.5 në 3 cm. Po ashtu, ka patur një thyerje të thellë prej 10.2°C, të fushës termike ku në vetëm 1h, temperaturat janë ulur nga 28.9°C në 18.7°C”

7f55e14d-8f01-4ff7-9435-27e6e9e10b92

 

413e1bec-2fcf-4240-82b6-c413f52acd32

732af297-90e6-4b7c-8af0-747cd5584f2e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura