Shiu i dy muajve do të bie brenda dy ditëve/ Një stuhi e fuqishme është drejtuar drejt…

Jan 20, 2021 | 22:46
SHPËRNDAJE

Pjesë të ndryshme të Britanisë mund të kenë reshjet mesatare të dy muajve në vetëm dy ditë e gjysmë ndërsa stuhia “Christoph” godet Britaninë dhe ushtria mbetet në gatishmëri.

12

Që nga ora 1.45 pasdite, agjencia e mjedisit ka lëshuar dhjetëra alarme për përmbytje. Paralajmërimet e motit për shiun e madh janë në fuqi në të gjithë vendin dhe kushtet mund të sjellin gjithashtu përmbytje të konsiderueshme, erëra të forta dhe reshje dëbore ndërsa stuhia përfshinë vendin deri në mes të javës.

Pothuajse e gjithë Anglia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut janë subjekt i paralajmërimeve të motit për shi deri në mesditën e së enjtes.

Stuhia Christoph ka shkaktuar shqetësim për njerëzit që jetojnë në zonat e shkatërruara nga përmbytjet në fund të vitit 2019, të cilët thonë se po përgatiten për më të keqen që do të ndodhë përsëri.

Duke folur gjatë të Mërkurën, kryeministri Boris Johnson u tha deputetëve: “Simpatitë tona gjithashtu u drejtohen atyre që preken nga përmbytjet e fundit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura