Shitje me ritme të çmendura, “avullojnë” biletat e kombëtares

Sep 6, 2018 | 15:46
SHPËRNDAJE

Kosova do të luajë ditën e nesërme, ndeshjen e parë në Baku, ndaj Azerbajxhanit. Ndërkohë, ditën e hënë, do të luajë në shtëpi, për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të presë Ishujt Faroe.

stadiumi-fadil-vokrri-1-650x358_1535365650-6096563

Për këtë ndeshje sot kanë dalë biletat në shitje, ndërsa për pak orë janë shitur pothuajse të gjitha.  Nga FFK bëjnë me dije se janë shitur deri më tani mbi 11 mijë bileta, ndërsa në shumë qendra nuk ka më. Në Prishtinë nuk mund të pajisesh me një biletë të kësaj ndeshje, pasi nuk ka më. Gjithsej në shitje do të jenë mbi 12500 bileta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura