Shiti telefonin që shpërtheu në farmacinë e Tahirit, Gjykata i jep kohë Prokurorisë, lë Emirjon Gjutën në burg pa afat

Feb 27, 2015 | 10:53
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda i jep më shumë kohë prokurorisë për të implikuar Emirjon Gjutën në shpërthimin me tritol në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Emirjon Gjuta, i ndaluari i policise

Kjo gjykatë ka vendosur sot të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg për 15 ditë në arrest me burg pa afat për Gjutën.

Prokuroria e akuzën atë për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ai dyshohet se ka shitur një nga aparatet telefonike, që është montuar në një nga minat me celular që tronditën Tiranën mëngjesin e 10 shkurtit. Sipas pretendimit të organit të akuzës, i riu nuk tregon identitetin e këtij personi që ka blerë e më pas ka përdorur aparatin celular.

Para gjykatës pak ditë më parë ai i mohoi dyshimet e ngritura ndaj tij gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura