Duke marrë shkasë nga një deklaratë e kryeministrit Rama dy net më parë në lidhje me zgjerimin e Greqisë në det me 12 milje, ish-kryeministri Sali Berisha e akuzon atë për tradhti.
Duke theksuar se shiti qindra e mijëra milje detare dhe pasuritë nënujore të gazit dhe naftës, Berisha shkruan se kreu i qeverisë shqiptare njeh zgjerimin e Greqisë.
Reagimi i plotë:
Matematika e shitjes se detit dhe tradhtisë kombëtare e Zografit Bis!
Miq, pasi shiti qindra e mirja milje detare ujrat shqiptare te detit Jon dhe pasurite nenujore te gazit dhe naftes prej triliona euro duke njohur te ligjshem vendimin e Greqise per zgjerimin e ujerave te saj territoriale ne detin Jon nga 6 ne 12 milje, Edvin Zografi Bis per te mbuluar tradhetine e tij te larte bën dudumin apo tuhafen.
Ai u servir shqiptareve matematiken e tradhtarit apo shitjes se detit sipas te cilës 6 është me e madhe se 12 dhe se 12 është me e vogël se 6.
Këtu me poshtë keni denoncimin qe i bene aktit te shitjes se detit Zografi Bis nga qytetari dixhital. sb
Kur 6 eshte me e madhe se 12, dhe 12 me e vogel se 6.
Ne emisionin Opinion te dites se Enjte, ne Top Channel, krieministri ine, Edi Rama u mundua te na mbushte mendjen ne Shqiptareve se Berisha kishte bere keq se i kishte dhene Grekeve 6 km nga shelfi yne detar, ndersa ai, lideri yne me permasa boterore, kishte vepruar me mire se Berisha se i kishte dhene Grekeve 12 km nga shelfi yne detar, por kete po e bente nepermjet Gjykates Nderkombetare te Hages.
Ky i shkreti eshte i ndershem si Pons Pilati kur denoi Krishtin. Me logon dhe demagogjine e tij n’a genjen dhe na mashtron cdo dite, por tani ka arritur ne piken e talljes me popullin tone.
Comments are closed.