Shiti një apartament me certifikatë false, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë (emri)

Jan 18, 2022 | 14:29
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda.

Policia e Tiranes

“Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Vasil Prifti, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në SHBA.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shtetasi Vasil Prifti, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur një apartament banimi, duke përdorur një certifikatë të falsifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura