Shiti bileta në treg të zi, FIFA shkarkon sekretarin e përgjithshëm

Jan 13, 2016 | 10:55
SHPËRNDAJE

FIFA ka vendosur që të shkarkojë nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Jerome Valcke. Organi qeverisës i futbollit botëror tha sot se ai është duke u hetuar për veprime joligjore.

fifa rel

“Komiteti emergjent i FIFA-s, më 9 janar 2016, ka vendosur që ta shkarkoj nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar.

Francezi i cili ishte numri dy i futbollit botëror pas Sepp Blatter, u pezullua nën akuzat se ai ka ndihmuar që biletat e Kupës së Botës në vitin 2014, të shiten në tregun e zi.

Blatter, disa javë më parë, është pezulluar për tetë vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura