Shitësja e butikut: 30 minutat e tmerrit në Mullet me pronarin që tentoi të më përdhunonte

Jan 27, 2017 | 22:46
SHPËRNDAJE

Adoleshentja 18-vjeçare ka treguar momentet e tmerrit kur pronari i butikut ku ajo sapo kishte nsur punë tentoi ta përdhunonte.

vajza e perdhunuar ne butik

Në “Me zemër të hapur”, ajo tregon se si nisi e gjithë historia, si shkoi për t’u punësuar dhe si pronari tentoi ta përdhunonte pasi ndaloi makinën në Mullet, kur ata ktheheshin nga furnizimi në Elbasan.

Si nisi historia?

Isha duke kërkuar një punë dhe në internet më shkruan financiere Rozeta, kompleksi SHPK, po hapim butik dhe na duhet shitëse, aplikoj dhe e takoj këtë vajzën Rozetën, Besir Lami, më thotë duhet të fillosh punë, duhet të të udhëzojmë.

Dhe intervistë?

Po, dhe i shpjegova situatën se kisha nevojë, nuk jam mirë nga gjendja ekonomike, por punën e dua serioze

Për cfarë folët?

Intervista u përqendrua te puna ime, më pyesnin për jetën më shumë

Si e gjete punën?

Te ofroj dhe kërkoj punë shkruajta dhe aty u lidha

Po më pas?

As një javë nuk kishte që kisha filluar, nuk ishte butik se nuk kishin bërë as vendin e rrobave, por ishte dyqan i një kompanie celulare, dhe do kthehej në butik.

Ndave orarin e punës?

Orarin e kisha 8-4 me pagë 200 mijë te vjetra, e nëse do rrija 8-9 paga do më vinte 300. Pronari më tha nëse bëjmë promocion me vajza bashkë nëpër rrethe, do marrësh 50 mijë lekë plus, unë e besova dhe u nisa, edhe pse kisha frikë. Gjatë rrugës kam qenë në kontakte me financieren.

Si ishte javën e parë puna?

Nuk më linte përshtypje që mund të bënte një gjë të tillë, vetëm për punën flisnim.

Si shkoi udhëtimi?

Shkoi shumë mirë nga Elbasani shkuam në Belsh, Librazhd, ai u soll shumë mirë. U kthyem e gjatë rrugës në Mullet ndaloi përnjehërë makinën, i thashë pse ndalon, më tha do pi një cigare dhe mbylli siguresat e makinës, hoqi xhaketën dhe tentoi të më përdhunonte, nuk e lashë, dola jashtë makine, më ofendoi, më gjuajti disa herë, më tha do të vras, 30 minuta u përpoqa me jetën time, që t’i shpëtoja nga duart dhe ia arrita

Më the se ishte zgjuarësia jote?

po, sepse i thashë jo këtu, mund të bëjmë diçka më tepër por jo këtu, i thashë ndalojmë se spo ndihem mirë, për një munutë, mendova, e shtyva, dhe kemi pasur përplasje për të më fitur në makinë.

Sa ishte ora?

ishte natë, 20-20-30, nuk kishte shumë lëvizje, duke e gjuajtur rrëshqia në balrtë u hodha nga pjesa e autostradës, i dola para makinës, menduan se më shtypën, por kërkova ndihmë, i thashë po tentojnë të më përdhunojnë, më morën në makinë, te Ekonomiku pamë një patrullë dhe aty ndaluam, ata më cuan te patrulla, e pastaj më cuan në komisariat.

Çfarë shenjash ke në trup?

(Vajza tregon shenjat e dhunës). Kam akoma shenja por janë në pjesë të trupit që nuk mund ti nxjerr tani.

Patrullën e parë që pate u dorëzove. Si u soll policia?

U soll shumë mirë. Ata e panë në çfarë gjendje isha. Isha në një gjendje shumë të keqe.

Patrulla iu dërgoi në komisariat?

Po

Çfarë more vesh për pronarin?

Ai ishte marrë me rrjet prostitucioni, kishte 3 studente, ishte i dënuar, unë këtë nuk e dija

Si u bë ndalimi tij?

Isha duke dhënë dëshminë në polici dhe pas dy orësh mora vesh se e kishin gjetur. Kur dola nga komisariati e pashë në paraburgim, i kam folur, e kam ofenduar, e revoltuar, ngeli i habitur dhe ka thënë cfarë, kaq edhe pastaj unë kam dalë

Kë telefonove në polici?

Mamin me telefon të një polici, mbaja mend vetëm numrin e mamit, e mora dhe ajo erdhi direkt.

Rrëfimi i nënës: Vajzën e gjeta gjithë llucë e të gjakosur 

Nëna e vajzës që denoncoi pronarin për tentativën e përdhunimit tregon momentet kur mori vesh lajmin dhe pastaj si e gjeti vajzën në polici. Lumturia thotë se kishte tentuar të telefonte vajzën vetëm pak para ngjarjes, por ajo nuk i ishte përgjigjur.

Kur komunikuat me vajzën?

Telefonova vajzën para se të ndodhte ngjarja dhe nuk u përgjigj telefonit, 5 minuta para se të ndodhte incidenti, nëse nuk më përgjigjej prapë thashë të shkoja në polici. Kisha parandjenjë shumë të keqe.

Po pastaj?

Pastaj mora telefonatën nga policia dhe kuptova se parndjenja nuk ishte e kotë

Kur u takove me vajzën si ishte ajo?

Ishte gjendje shoku, e zhytur në baltë e llucë, si të ishte në luftë, ishte e gjakosur, erdhi eksperti dhe bënë procedurat.

Po pastaj?

U mundova ta qetësoj pas ekspertizës dhe u mundova të qetësoj vajzën, më pas vendosëm ta bëjmë publike në media

Kishit dijeni për punësimin e vajzës?

Unë nuk kam ditur gjë se cfarë kompanie ishte, por nga ngatërrimi që më thoshte vajza kuptova se diçka nuk shkonte. Kur më tha vajza që do shesim në rrethe, do mbaj faturat, se do ishte vetëm me pronarin, i thashë të mos shkonte, vetëm për të shitur në butik nëse donte. Atë natë kam kontaktuar me pronarin dhe i thashë të më kthejë vajzën, më tha po punojmë, nuk jemi të prapambetur, pastaj kur e mora prapë më tha mora gjobë nga policia për fajin tuaj dhe nuk mu përgjigj më

vijon 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura