Shitblerja e makinave/ Dalin rregullat e reja, ja çfarë duhet të bëni

Mar 11, 2018 | 13:14
SHPËRNDAJE

Personat që blejnë një automjetet duhet të kryejnë kërkesën për ndryshimin e pronësisë brenda 10 ditëve nga momenti i firmosjes së kontratës së shitblerjes, në rast të kundër gjobiten deri në 40 mijë lekë.

auto_trafik1-1-550x2891491835206

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kujton pronarëve të mjeteve të respektojnë afatin ligjor për të mos u përballuar me masat. Në faqen zyrtare të DPSHTRR janë publikuar afatet dhe dokumentet që duhet të për shitblerjen e mjeteve dhe ndryshimin e pronësisë mbi automjetet.

 

Ndryshimi i pronësisë
Në rast ndryshimi të pronësisë së automjeteve, qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë merr masa për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë. “Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë. Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhurnimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë”, – thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

Detyrimet
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kujton qytetarëve se duhet të kryejnë brenda afateve ligjore pagesat e taksave të përvitshme të automjeteve, çregjistrimin e përkohshëm të mjeteve në pronësi të tyre brenda 10 ditëve, kur nuk e kanë atë në përdorim për një periudhë të caktuar, apo çregjistrimin e përhershëm kur qytetari e ka nxjerrë mjetin jashtë qarkullimit dhe ndryshimin e pronësisë së tij në organet kompetente, brenda 10 ditësh nga kalimi i pronësisë nga njeri pronar në tjetrin, nëpërmjet akteve juridike.

Lajmin e plote e lexoni ne GSH ne kete link http://www.gsh.al/2018/03/11/rregullat-e-reja-per-shitblerjen-e-makinave/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura