Shiste kokainë pranë varrezave të qytetit, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali! Në makinë iu gjet një…

Oct 16, 2021 | 21:45
SHPËRNDAJE

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për shpërndarje droge. I riu është kapur duke shitur kokainë pranë varrezave të L’Aquila.

karabinieri

Kur mbërriti policia, i riu shqiptar tentoi të largohej, por pa sukses. Policia ushtroi kontroll dhe në makinën e të riut ku gjeti disa doza kokaine si dhe një thikë të madhe të fshehur pas kutisë së ingranazheve.

Më pas, karabinierët i shkuan në shtëpi ku u gjetën disa doza të tjera kokaine si dhe një shumë prej 605 eurosh.

Arrestimi vjen pas atyre që ndodhën në kryeqytetin e pesë të rinjve të tjerë shqiptarë, përsëri për shpërndarje droge të kryer nga Skuadra Fluturuese e Shtabit të Policisë në L’Aquila.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura