Shisnin doza heroine për të burgosurit e Peqinit, gjykata lë në ‘arrest me burg’ tre të arrestuarit

Mar 2, 2015 | 10:02
SHPËRNDAJE

ELBASAN/ Gjykata e Elbasanit ka vendosur masen e sigurise ‘arrest me burg’ per tre persona, ne akuze per prodhim e shitje dozash heroine e kokaine per te burgosurit e burgut te Peqinit.

Burgu i Peqinit

Në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Elbasanit në gusht 2014, bazuar në informacionin e mbërritur nga Policia e Shtetit, është arritur të finalizohet në fundjavë me arrestimin e te dyshuarve.

Nga hetimi, ka rezultuar se shtetasit Andi Bracja, Erind Miraka dhe Storado Sadushi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatisnin doza lënde narkotike heroinë dhe kokainë dhe i shisnin tek persona të ndryshëm. Mënyra e shitjes bëhej kryesisht me kontakte të drejtëpërdrejta me “klientët”, por edhe duke përdorur shërbimin “Taxi”.

Këta shtetas dyshohet se shisnin doza lëndësh narkotike edhe për të burgosur të ndryshëm në burgun e Peqinit ose merrnin porosi per shperndarje ne zona te ndryshme te Elbasanit dhe Gramshit nëpërmjet shtetasit Ervin Basha, i cili aktualisht po vuan dënimin me 8 vjet heqje lirie për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Në fillimet e këtij hetimi, në bazë të veprimeve hetimore, janë arrestuar në flagrancë në Shtator 2014 dy shtetas të tjerë, konkretisht Almi Kryemadhi dhe Ervin Perizi, të cilët shisnin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë tek shtetas të ndryshëm. Lëndën narkotike, këta shtetas e blinin tek personat e arrestuar fundjavën e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura