SHIKONI PAMJET/ Rama ha bukë me qofte dhe publikon videon: S’ka si Lezha për shefa kuzhine

Dec 17, 2021 | 19:57
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në atmosferën festive të Krishtlindjes dhe Vitit të ri.

 

Sot në mbrëmje, kreu i qeverisë ka zgjedhur sheshin festave në Lezhë për të uruar qytetarët.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreun, Rama është ndalur në një nga shtëpizat që gatuajnë bukë me qofte dhe nuk ka nguruar ta porosisë një të tillë.

Videon kreu i qeverise e ka ndarë në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një lavdërim për shefat e kuzhinës në Lezhë. “S’ka si Lezha për shefa kuzhine”, shkruan Rama

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura