Shijo jetën e shëndetshme dhe shijen e pijeve freskuese me Green Cola

Nov 25, 2019 | 9:46
SHPËRNDAJE

 

greencolaE ke gjetur ndonjë herë veten në konflikt mes dëshirës për të shijuar disa nga kënaqësitë e jetës dhe frikës se nuk po kujdeseni siç duhet për veten tuaj? Tashmë nuk ka nevojë të shqetësoheni për këtë gjë pasi mund të kesh njëkohësisht “edhe akullore, edhe çokollata”.

Pija e re freskuese e prezantuar së fundmi në tregun tonë, Green Cola, ju mundëson të freskoni me shijen fantastike të Cola, pa u shqetësuar aspak për pasojat. Green Cola ka krijuar një formulë që ruan shijen e veçantë të Cola, dhe në të njëjtën kohë vjen tek ju në mënyrën më natyrale dhe të shëndetshme të mundshme. E ëmbëlsuar natyralisht me ekstrakte nga bima e Stevia, Green Cola ka hequr sheqerin, aspartame dhe konservantë të tjerë, duke sjellë një pije freskuese pa kalori. Formula e veçantë bën që Green Cola të përdorë kafeinë nga kokrrat e kafes jeshile.

Për shkak se Green Cola përdor ëmbëlsues nga bima e Stevia, Indeksi i Glicemisë dhe Ngarkesa e Glicemisë mbeten të paprekura, duke ndihmuar në kontrollin e glukozës në gjak. Kjo e bën Green Cola një pije miqësore me diabetin dhe mund të konsumohet nga njerëz të të gjitha moshave pa asnjë hezitim, përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna por edhe fëmijët. Filozofia thelbësore e Green Cola dhe vizioni i vazhdueshëm është t’i përgjigjet nevojës gjithnjë e në rritje për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar pa qenë e nevojshme të bëni kompromis me shijen dhe kënaqësinë.

Si rrjedhojë, kjo pije është një kombinim perfekt për njerëzit të cilët ndjejnë kënaqësi duke pirë Cola-n por që në të njëjtën kohë janë duke ndjekur një regjim ushqimor, dietë ose thjesht duan të kenë një mënyrë të shëndetshme jetese.

Mos humb më kohë, kërko anën Green të Cola!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura