Shijak, i moshuari e godet me sëpate, 52-vjeçari rëndë në spital

Apr 2, 2017 | 14:13
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 74 vjeçar banues në Likesh të Shijakut pasi ka plagosur me sëpatë një 52 vjeçar.

sopate

I arrestuari është Ahmet Norja 74 vjeç,  ku  ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me sëpatë, shtetasin me inicialet  A.Ç., banues në Likesh.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i kryerjes së veprës penale, sëpata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura