Shihni videon/ Rama leksione basketbolli ministrave në Vorë, Spiropali me vështirësi e kalon testin, Ahmetaj heq xhupin dhe…

Dec 3, 2020 | 19:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama ka vizituar pasditen e sotme shkollën e re ‘’Ramazan Subashi’’ në Marikaj të Vorës, prej nga ku ka vijuar edhe traditën e basketbollit.

Për të ‘testuar’ palestrën e re në këtë shkollë Rama ka ftuar ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin dhe atë të Rindërtimit, Arben Ahmetajn që të bëjnë kosha, në zonën e basketobllit.

Kryeministri ka qenë i pagabueshëm goditjen e tij, kurse Spiropali dhe Ahmetaj dolën huq me gjuajtjet e para.

Spiropali i bëri me dije Ramës se ishte volejbolliste dhe jo basketbolliste, por gjithsesi nga afër arriti të shënojë.

Ndërkaq ministri i Rindërtimit, Ahmetaj pas dy tentativave të dështuara, ia doli të realizojë një kosh vetëm pasi hoqi xhupin që mbante veshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura