Shihni pamjet/ Polici dhe mjeku shtyjnë makinën e ambulancës, në përpjekje për ta ndezur

Nov 23, 2020 | 22:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se investimet në sistemin shëndetësor plotësojnë kërkesat e qytetarëve dhe nuk ka të krahasuar me situatën para vitit 2013.  

Por një video e siguruar nga “Panorama.al” në spitalin e Traumës, në Tiranë, tregon të kundërtën. Kjo sepse shohim se gjendja e makinave të ambulancës nuk është ajo që trumbetohet shpeshherë.

Një polic dhe një mjek i ambulancës që e shtyjnë atë në përpjekje për ta ndezur, nuk është pamja që do donim të shihnim sidomos në këtë situatë të vështirë të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Tashmë kur ambulancat duhet të jenë në gatishmëri të plotë dhe t’i përgjigjen thirrjeve të qytetarëve, po shohim se ato nuk janë në gjendje as të ndizen vetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura