Shihni çfarë ndodh kur llava hidhet mbi akull, krijohen ‘vezë të skuqura nga ferri’

Mar 30, 2015 | 17:20
SHPËRNDAJE

Një sipërfaqe e ngrirë kur bie në kontakt me llavën e tejnxehtë krijon flluska të bukura dhe të kuqe ajri të nxehtë.

Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do të ndodhte nëse dikush derdh llavë mbi një shtresë akulli, ky filmim jep një përgjigje, e cila nuk është fare ajo që ju mund të prisni.

Videoja është publikuar fillimisht në vitin 2012 dhe deri tani është shikuar nga më shumë se shtatë milionë njerëz.

Shumë persona që e kanë parë videon, e cila është përhapur si virus në internet, i kanë cilësuar pamjet e krijuara nga fenomeni: Si vezë të skuqura nga Ferri!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura