Shifrat/ Zbulohen pasuritë e 6 ministrave teknikë që qeverisën me Ramën

Sep 7, 2017 | 13:11
SHPËRNDAJE

Zbardhen pasuritë e ish-ministrave teknikë të kabinetit Rama, emëruar pas paktit të arritur mes kryeministrit dhe kretarit të opozitës, para zgjedhjeve të qershorit.

ministrat-teknike-nishani (1)

Portali Spending Data Albania ka publikuar deklarata të pasurisë për 6 Ministrat Teknik që shërbyen gjatë fushatës zgjedhore.

Këta ministra u propozuan nga partia më e madhe opozitare për të qeverisur në mënyrë neutrale dhe për të garantuar mos përdorim të administratës dhe aseteve publike, në procesin e fushatës zgjedhore.

Deklarimi i pasurisë është detyrim për personat publik nga momenti që marrin detyrën deri në përfundim të saj.

Në këtë deklaratë duhet të evidentohen të gjitha asetet me pasuri të paluajtshme, pasuri të pritshme, likuiditete, kredi debi, automjete, sende me vlerë dhe para kesh në momentin e deklarimit.

Gjithashtu subjekti evidenton edhe burimin e krijimit të pasurisë përmes të ardhurave nga puna, trashëgimitë, dëmshpërblimet, fondet e kujdesit sipas siguracioneve, lojërat e fatit, qiradhëniet, dhuratat, rivlerësimet apo të tjera forma të fitimit dhe begatimit personal.

Konkretisht deklaratat e vendosura në portalin janë deklarata fillestare për 4 subjekte dhe deklarata vjetore për 2 subjekte të tjera:

Ledina MANDIA/ Deklarata e pasurisë vjetore 2016

mandija

 

Arben BEQIRI/ Deklarata e pasurise para marrjes se detyres

1

Xhuljeta KËRTUSHA/Deklarata e pasurise para marrjes se detyres

2

Dritan DEMIRAJ/ Deklarata e pasurise para marrjes se detyres

demiraj

Helga VUKAJ/ Deklarata e pasurise para marrjes se detyres 

vukaj

Deklarata e pasurise vjetore 2016

bardhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura