Shifrat në rritje të infektimeve/ Vasili: Situata po përshkallëzohet, edhe dy javë na ndajnë nga vjeshta problematike. Rama bën tallava…

Aug 19, 2021 | 15:19
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa shtesë për shkak të rritjes së madhe të shifrave të infektimeve me Covid-19, thotë se edhe në Shqipëri situata po përshkallëzohet, ndaj duhen marrë masa.

petrit vasili

Në një postim në rrjetet sociale, Petrit Vasili nënvizon se përpara kemi stinën e vjeshtës që njihet si problematike, ndërkohë që për shifrat e infektimeve duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, thekson se ato janë katër herë më të larta sivjet.

“Te gjithe vendet prane nesh duke filluar nga Kosova po adaptojne masa dhe personel mjeksor shtese per te perballuar situaten. Vetem dy jave na ndajne nga fillimi i vjeshtes si stine problematike, nderkohe shifrat jane kater here me te larta se vjet ne te njejten periudhe”.

POSTIMI I PLOTE I PETRIT VASILIT

Corona trondit shqiptaret,Rama ben tallava mediatike per afganet!

477 raste pozitive dje dhe 3 humbje jete nga Covid.

Rritja eshte teper serioze dhe shqetesuese.

Situata po pershkallezohet nderkohe per kryeministrin shqiptaret nuk ekzistojne fare dhe flet vetem per afganet.

Te gjithe vendet prane nesh duke filluar nga Kosova po adaptojne masa dhe personel mjeksor shtese per te perballuar situaten.

Vetem dy jave na ndajne nga fillimi i vjeshtessi stine problematike, nderkohe shifrat jane kater here me te larta se vjet ne te njejten periudhe.

Premisat per nje perkeqesim jane qartazi negative.

Media vazhdon te percjelle si rutine shifrat, qe rriten dita dites nderkohe qe duhet sensibilizim maksimal.

Sensibilimi kur gjithshka eshte bere fakt i kryer s’ka asnje vlere.

S’kemi kryeminister, por thjesht nje llafazan te fryre, qe mendon se do udheheqe gjithe dynjane.

Corona eshte provuar qe nuk fal!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura