Shifrat, mbi 104 mijë azilkërkues në Gjermani vetëm gjatë Gushtit

Sep 2, 2015 | 18:16
SHPËRNDAJE

Gjermania ka publikuar raportin e shifrave të azilkërkuesve për muajin Gusht. Sipas “Reuters”, një rekord prej 104,460 azilkërkuesish mbërritën në Gjermani muajin e kaluar.

asulym

Nga Janari deri në Gusht, rreth 413,535 persona janë regjistruar në sistemin Easy të Gjermanisë, tha një zëdhënës i Ministrisë Sociale të Bavarisë.

Sistemi Easy përdoret për regjistrimin fillestar të emigrantëve dhe të refugjatëve që vijnë në Gjermani. Aplikimi për azil është një procedurë e veçantë.

Rreth një e treta e gjithë regjistrimeve ishin vetëm në Gusht në Bavari, tha zëdhënësi.

Saqaq, në javën e fundit të gushtit vetëm 2.586 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga vendet e Ballkanit perëndimor. Në fillim të korrikut brenda një jave mbërritën 5445 refugjatë, ndërsa për gushtin kjo shifër është më e ulët. 

Evropa po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ende nuk e ka gjetur një përgjigje të përbashkët. Mijëra njerëz nga Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë kanë vdekur duke udhëtuar nga toka dhe deti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura