Shifrat/ Ja sa paguhen arbitrat që “vënë ligj” në futbollin italian

Oct 13, 2018 | 18:20
SHPËRNDAJE

Me ose pa teknologjinë, futboll pa arbitra nuk ka. Paragjykohen ose jo, gabojnë apo janë perfektë, në fund ky është një profesion që jo të gjithë mund ta bëjnë, prandaj edhe shpërblimet janë të kënaqshme, sidomos në Itali. Media italiane ka pasqyruar dje se sa paguhen “bilbilat” italianë, duke u ndarë edhe sipas kategorive të kompeticionit që mbulon. Shifrat thonë se një arbitër kryesor i Serisë A paguhet 3800 euro për ndeshje, anësorët nga 1000 euro, ndërsa i katërti 500 euro.

Nella foto gli arbitri

Ndërkohë, ndihmësit e tyre në sistemin “VAR”, kryesori dhe ndihmësi paguhen respektivisht 1500 dhe 700 euro. Ndërkohë, këto premio janë të ndryshme në turnetë si Kupa e Italisë dhe Superkupa. Por, kush fiton edhe stemat e FIFA-s dhe UEFA-s ka edhe një pagë fikse vjetore, si rrjedhojë e impenjimeve të tyre në turnet si Champions-i, Liga e Europës apo edhe pjesëmarrjet në arenën ndërkombëtare, ku përfshihen ndeshjet e përfaqësueseve.

Arbitrat ekspertë kryesorë paguhen 72 mijë euro në vit, ndërsa për më pak ekspertët vlera është më e ulët. Ndërsa, asistentët shkojnë nga 8 deri në 24 mijë euro në vit, në varësi të eksperiencës, siç tregon tabela.

Arbitrat

PANORAMA SPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura