Shifrat e Ramës dhe Xhafës për grupet kriminaleve, Berisha: Garë mashtruesish, kanë parasysh xixëllonjat

May 2, 2018 | 20:04
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e Ramës dhe të ministrit Xhafasj, të cilët kanë thënë se kanë goditur grupet kriminale në Shqipëri.

Berisha në postimin e tij në Facebook, shkruan se po bëhet një garë mashtruesish pasi njëri thotë që janë goditur 9, ndërsa tjetri thotë që janë 8.

“Nderkohe Rama ne TV deklaroi se jane goditur 9 grupe kriminale pa cituar as dhe nje grup te goditur kurse Xhafa e zbuti pak mashtrimin e Rames dhe deklaroi se jane goditur 8 grupe te rrezikshme kriminale, duket ai kishte parasyshe ketu grupet terroriste te xixellonjave qe e çmendin fare narkopolicine”, shkruan ndër të tjera Berisha.

berisha1

Postimi i plotë

Gare mashtruesish!

Te dashur miq, ne nje kohe kur krimi godet çdo dite dhe pameshire, ne nje vit narkopolicia ka goditur vetem nje grup, ate te aktit narkoterrorist ne Shkoder nga 40 grupet kriminale te shpallura nga vete Xhafa!

Deshtimi i plote ne luften kunder krimit te organizuar, narkoqeveria e ka zevendesuar me mashtrime dhe statistika te rreme!

Pasi denoncova kete deshtim te plote ne luften kunder krimit te organizuar, Rama dhe Xhafa keto dite u vune ne gare se cili do genjeje me shume. Nderkohe Rama ne TV deklaroi se jane goditur 9 grupe kriminale pa cituar as dhe nje grup te goditur kurse Xhafa e zbuti pak mashtrimin e Rames dhe deklaroi se jane goditur 8 grupe te rrezikshme kriminale, duket ai kishte parasyshe ketu grupet terroriste te xixellonjave qe e çmendin fare narkopolicine.

Aq sa mund te mbulosh diellin me shoshe po aq mund te mbulosh deshtimin e plote me Fatziun! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura