“Shifrat e Lombardisë nuk janë numëruar”, 50 persona humbin betejën me COVID-19 në Itali. Ja bilanci i 24 orëve të fundit

May 24, 2020 | 18:28
SHPËRNDAJE

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Itali, është 50, pa numëruar ende shifrat e Lombardisë.

itali1

Mediat fqinje shkruajnë se sot nuk ka viktima në Siçili, Sardenjë, Valle D’Aosta, Kalabria, provinca e Bolzano, Molise dhe Basilicata.

Nga një viktimë është regjistruar në Marche, Campania, Puglia dhe në provincën e Trento.

Ndërsa referuar rasteve pozitive në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 531 mostra. Shumica janë në Lombardi, 285 pozitivë (53.6% e infeksioneve të reja).

Midis rajoneve të tjera më të prekur nga koronavirusi është në: 43 raste në Piemonte, 45 në Emilia Romagna, 17 në Veneto, 15 në Toscana, 53 në Liguria dhe 20 në Lazio, 13 në Marche.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura