Shifrat e koronavirusit/ Rritet numri i viktimave, 13 humbje jete në 24 orë! Numri i të infektuarve ulet, ja sa raste u regjistruan

Sep 27, 2021 | 18:22
SHPËRNDAJE

spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (10)

Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka pësuar rritje. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, 13 qytetarë kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i të infektuarve ka pësuar ulje të ndjeshme në krahasim me ditët e mëparshme. Nga 4.064 testime të kryera në total, janë regjistruar 295 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 10.841 pacientë aktivë me koronavirus ndërsa në spitale po marrin trajtim 189 pacientë. 29 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 295 qytetarë, në këto bashki: 162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 trembëdhjetë qytetarë: 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        295
Të shëruar në 24 orë      1075
Të shtruar në spitale       189
Humbje jete në 24 orë     13
Testime ditore                 4064
Testime totale              1,189,319
Raste pozitive               168,188
Raste të shëruara         154,694
Raste Aktive                   10,841
Humbje jete                     2,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,856
Fier                  1048
Durrës             999
Shkodër          953
Vlorë               599
Elbasan           558
Lezhë              442
Berat               419
Korçë              289
Kukës              254
Dibër                223
Gjirokastër      201

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura