“Shifrat e koronavirusit janë tragjike”/ Tritan Shehu: Qeveria vijon me papërgjegjshmërinë e saj! Infektimet e viktimat janë më të larta se në Itali

Oct 16, 2021 | 17:14
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për situatën e koronavirusit në vendin tonë gjatë ditëve të fundit.

tritan1

Duke e cilësuar një periudhë të vështirë, Shehu thotë se shifrat zyrtare të koronavirusit janë tragjike, duke filluar që nga numri i viktimave e deri tek testimet dhe infektimet.

Përmes një postimi në rrjete sociale, deputeti demokrat shkruan se pavarësisht këtyre treguesve, qeveria vazhdon në papërgjegjshmërinë e saj.

Sipas Shehut, të gjitha treguesit e koronavirusit, infektimet e viktimat janë më të larta se vendet e rajonit.

Postimi i Tritan Shehut:

Covid, jemi perpara nje krimi: Ndersa shqiptaret po vdesin ne shumice, kjo Qeveri vazhdon ne pa pergjegjeshmerine e pa aftesine e saj, ky eshte krim!

Indekset Covid te ketyre diteve, (flas vetem per shifrat zyrtare), jane tragjike:

1-Gjate kesaj periudhe mezatarisht jemi ne 10 vdekje ne dite, me nje tendence te frikeshme te uljes se moshes. Pra jemi ne 3,5 vdekje per 1 milion banore. Italia aktualisht eshte mezatarisht ne 0,6 vdekje per 1 milion banore.

2-Ne Shqiperi kryhen mezatarisht 3500 testime pra 1200 per 1 milion banore. Ne Itali kryhen mbi 500 mije testime ose afer 8 mije per 1 milion banore.

3-Ne Shqiperi diagnostikohen pozitive reth 550 ne dite, me nje pozitivitet 16%.

Ne Itali  diagnostikohen reth 2700 raste te reja ne dite me nje pozitivitet 0,5%.

Dhe te jeni te bindur se ne te vertete keto shifra per neve jane disa here me te larta, ashtu sic dolen numrat e vdekshmerise, qe kapercyen 16 mije, sepse:

  1. a) Realiteti po fshihet qellimisht, qofte duke mos raportuar semundjen baze, por komplikacionet dhe kjo eshte veper penale.
  2. b) Nga pa mundesia e sherbimit paresor per te ndjekur ambulatorisht.
  3. c) Nga shtrimet “ilegale” ne spitalet periferike akoma te bllokuara, me pasoje dhe mos deklarimin e diagnozes se vertete te fataliteteve.
  4. d) Nga numri shume i vogel i testimeve, ku dhe vete pozitiviteti i tyre i raportuar flet per gjendje katastrofale etj.

Kjo sepse shqiptaret jane  lene ne meshire te fatit nga ky Kryeminister e Qeveri:

— Persa i takon masave te pergjitheshme anti Covid, duke filluar me sistemin paresor, spitalorin, reanimacionet politikat absurde te testimeve etj.

—Persa i takon vaksinimit ku ne renditemi shume nen mezataren boterore me 31,5 persona te vaksinuar plotesisht per 100 banore.

Dhe me shumicen e tyre keta me vaksina kineze apo ruse te pa certifikuara.

Nderkohe qe Italia ka arritur ne 83% te te vaksinuarve plotesisht.

—Per mos fillimin e vaksinimit me vaksina reale te atyre qu u jane aplikuar ato te pa certifikuarat.

—Per asnje mase te mare per uljen e moshes te te vaksinuarve.

—Per mos fillimin e dozes se trete.

Nqs deri tashti kemi kaluar 16000 humbje jete, te jeni te bindur se po u vazhdua keshtu kjo shifer ne muajt qe vijne do te jete shume me larte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura