Shifrat e fundit/ Sa persona e kanë mundur koronavirusin dhe sa janë ende aktivë. Ja zonat më të nxehta

Jul 14, 2020 | 10:44
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe ne vend cdo dite shenon humbje jete nga koronavirusi dhe situate kritike ne Infektiv, ku vijon beteja per jeten, ka edhe lajme te mira.

Ministria e Shendetesise beri me dije sot se “në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”.

Sipas Ministrise, në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve ne 24 oret e fundit është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

APELI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.
Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 672
Durrës 219
Shkodër 190
Vlorë 97
Lezhë 77
Kukës 51
Korçë 46
Berat 40
Elbasan 39
Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura