“Shifrat e fundit janë tmerruese”, kreu i Shërbimit Spitalor flet për situatën në Kosovë: Nëse vazhdohet kështu…

Jul 11, 2020 | 8:46
SHPËRNDAJE

Rritje e frikshme e rasteve te reja me koronavirus ne Kosove. Vetem dje janë konfirmuar 205 raste të reja dhe 3 persona kane humbur jeten.auto_auto_koronavirus_ne_Kosove15850114571585075783-600x360-2

Kreu i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK’së), Valbon Krasniqi, ka thënë se këto shifra janë tmerruese për Kosovën.

“Nëse vazhdojnë këto shifra, atëherë në vend do të rëndohet situata edhe më shumë. Gjendja është skajshmërisht e rënduar. Kapacitetet e klinikave të QKUK-së janë stërmbushur. Ne kemi raportuar që tashmë edhe spitalet regjionale kanë filluar të trajtojnë rastet më të lehta, në mënyrë që të provojmë të shkarkojmë pak klinikat e QKUK-së”, ka deklaruar Krasniqi, raporton Express.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar mbrëmë se janë konfirmuar edhe 205 raste të reja me koronavirus në vend.

 Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4512. Prishtina, Ferizaj, Prizreni, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica, Peja, Vushtrria, Obiliqi, Shtimja, Dragashi, Lipjani, Rahovec, Drenasi, Istogu, Gjakova, Kacaniku, Skenderaj, Klina, Malisheva, Mitrovica e Veriut dhe Suhareka. Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 61 persona të prekur nga koronavirusi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura