Shifrat e frikshme të personave që hidhen nga lartësitë, Tirana në krye të listës. Ja kush mbetet shkaku kryesor

Nov 4, 2019 | 11:37
SHPËRNDAJE

Policia-Korce-bomba-gjyqtari-markelian-kuqo

TIRANË – Një 46-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, gjatë mesditës së djeshme. Policia bën të ditur se viktima R.K., 46 vjeç, u vetëflijua duke u hedhur nga pallati dhe nga hetimet e para dyshohet se kjo ka ardhur, për shkak të gjendjes së tij psikologjike.

“Rreth orës 12:30 në rrugën ‘Irfan Tomini’, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi R.K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bëhet e ditur nga Policia.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të verifikuar çdo dyshim për ngjarjen kriminale.

“Panorama” shkruan se gjatë viteve të fundit, numri i personave që i japin fund jetës duke u hedhur nga pallati, është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Tirana, për shkak të numrit të lartë popullsisë, është në krye të listës. Shkaku kryesor mbeten kushtet ekonomike. Vitin e kaluar, në Shqipëri ka pasur mbi 180 vetëvrasje, një numër ky më shumë se sa 3-fishi i vrasjeve. Viti më i rëndë për vetëvrasje ishte 2017, ku shifra shkoi në 199. Ndërkohë, tentativat për vetëvrasje kanë shifra akoma edhe më të larta, ku sipas ekspertëve bëhet fjalë sa dyfishi i numrit të vetëvrasjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura